Zbulohet një varr masiv me rreth 700 fëmijë në Rusi
Një varr masiv i viktimave të Luftës së Dytë Botërore është zbuluar në Rusinë perëndimore.
Varri, me trupat e 1362 personave, duke përfshirë 675 fëmijë të vrarë nga nazistët, u zbulua në një fshat pranë qytetit rus të Shën Petersburgut, sipas Daily Mail. Ekspertët thonë se të vdekurit - që besohet se janë të gjithë civilë - u varrosën gjatë një gjenocidi të tmerrshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vlen të përmendet se pothuajse të gjitha viktimat ishin të padëmtuara dhe të zhveshura në momentin e varrimit, kryesisht gra, duke përfshirë edhe tre gra shtatzëna. Ekziston një teori se disa prej trupave i përkisnin një kampi përqendrimi nazist ku më shumë se 300 fëmijë u burgosën brutalisht, vetëm për të siguruar gjak për oficerët dhe ushtarët gjermanë të plagosur pranë Leningradit - Shën Petersburgu i sotëm. Shumë foshnje dhe adoleshentë rusë kanë vdekur nga humbja e gjakut. “Ne po gërmojmë, por nuk ka fund”, tha Viktor Yunov, kreu i ekipit të kërkimit të varrezave masive. Ai shtoi se moralisht - gërmimi i varreve të civilëve është më i vështirë se sa i viktimave ushtarake. Zyrtarët besojnë se më shumë viktima pritet të zbulohen pas përfundimit të dimrit.