Instituti ndërkombëtare IDEA paralajmëron për rënien e demokracisë në Amerikë
Instituti ndërkombëtar për të ndihmuar demokracinë ka njoftuar për hyrjen e Amerikës në listën e demokracive në rënie e sipër në botë.
Klubi i gazetarëve të rinj njoftoi se instituti ndërkombëtar për të ndihmuar demokracinë dhe zgjedhjet (IDEA) sot (të hënën) në një raport të tij të publikuar me titull "Gjendja e demokracisë në botë në vitin 2021", ka deklaruar: "Amerika për herë të parë i është bashkuar listës vjetore të shteteve në të cilat demokracia po shkon drejt rënies dhe shkatërrimit".
Ky institut me seli në Stokholm të Suedisë ka shtuar: "Informacionet tregojnë se periudha rënies dhe shkuarjes mbrapa të demokracisë në Amerikë ka filluar të paktën që nga viti 2019".
Kevin Kozas Zamura, sekretari i përgjithshëm i institutit ndërkombëtar për të ndihmuar demokracinë dhe zgjedhjet, deklaroi: "Në Amerikë, vërehet një gjendje kritike shumë e madhe e demokracisë ashtu siç po vërehet në prirjet për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve, në përpjekjet për të shtypur pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe krijimin e dy poleve politike në këtë vend, gjë që konsiderohen zhvillimet më shqetësuese në këtë vend".
Vlen të theksohet se numri i vendeve në të cilat demokracia është dekadencë dhe rënie e sipër është dyfishuar gjatë një dekade të kaluar dhe tani përfshinë një të katërtën e popullatës së botës.
Raporti i institutit ndërkombëtar për të ndihmuar demokracinë dhe zgjedhjet gjithashtu tregon këtë se dekadenca dhe rënia e demokracisë që nga koha e fillimit të pandemisë së virusit Korona ka vazhduar me një trend më të shpejtë dhe më shqetësues.