Al-Nahda: Ghais Sa'id ka dështuar në qeverisjen e Tunizisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118096
Partia politike Al-Nahdatu e Tunizisë ka deklaruar se presidenti i Tunizisë ka dështuar në qeverisjen e këtij vendi.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Nëntor 27, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Al-Nahda: Ghais Sa'id ka dështuar në qeverisjen e Tunizisë

Partia politike Al-Nahdatu e Tunizisë ka deklaruar se presidenti i Tunizisë ka dështuar në qeverisjen e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se partia politike Al-Nahdatu e Tunizisë me anë të një deklarate për media, ka deklaruar se Ghais Sa'id, presidenti i Tunizisë, pavarësisht sa ka uzurpuar të gjithë kompetencat e pushtetit, përsëri ka vërtetuar paaftësinë e tij në qeverisjen e vendit.

Partia politike Al-Nahdatu gjithashtu ka paralajmëruar për rrezikun e falimentimit të Tunizisë për shkak të devijimit të pushtetit dhe çuarjen e vendit drejt mbylljes dhe izolimit dhe në fund konfiskimit të vetë demokracisë.

Partia politike Al-Nahdatu ka kërkuar të respektohet Kushtetuta në vend të pezullimit të saj, ripërtëritjen e rolit ligjvënës të Parlamentit dhe formimin e një qeverie legjitime me prioritete ekonomike dhe sociale.

Ndërkohë, sindikatat e punës së Tunizisë që konsiderohet prej sindikatave më të mëdha të punëtorëve në këtë vend, me anë të një deklarate, ka thënë: "Ghais Sa'id për katër muaj ka dhënë moto kryesisht të paqarta dhe kjo ka qenë në kohën kur ai akoma nuk ka hap asnjë dosje serioze në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe terrorizmit dhe vrasjeve politike. Paqartësia për të ardhmen e vendit po vazhdon akoma në nivele të ndryshme".

Ghais Sa'id më 26 qershor të vitit 2021, me anë të një dekreti ekzekutiv, ka shkarkuar Hesham Al-Mashishi, kryeministrin e këtij vendi, nga posti i tij dhe ka pezulluara punën e parlamentit të këtij vendi.

Presidenti i Tunizisë gjithashtu ka anuluar edhe imunitetin gjyqësor të deputetëve të Parlamentit të Tunizisë dhe ka marrë në dorë të gjithë pushtetit ekzekutiv të Tunizisë deri në kohën e formimit të një qeverie të re. Opozitarët e tij e kanë quajtur këtë veprim grusht shtet kundër qeverisë legjitime të vendit. Gjithashtu politikanët e Tunizisë kanë paralajmëruar për veprimet e Ghais Sa'id duke i quajtur ato përpjekje për marrjen e pushtetit absolut në këtë vend dhe kthim i mundshëm i diktaturës në Tunizi.

Presidenti i Tunizisë ka theksuar për ndryshimin e Kushtetutës së këtij vendi në kohën kur disa parti politike të tjera të Tunizisë kanë kundërshtuar çfarëdo lloj ndryshimi të kushtetutës së këtij vendi e cila është miratuar në vitin 2014.