Fauci thotë se Omicron ka mundësi të ketë arritur në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118146-fauci_thotë_se_omicron_ka_mundësi_të_ketë_arritur_në_amerikë
Specialisti i sëmundjeve epidemiologjike në Amerikë ka thënë se mutacioni i ri Omicron ka mundësi të ketë arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2021 11:10 Europe/Tirane
  • Fauci thotë se Omicron ka mundësi të ketë arritur në Amerikë

Specialisti i sëmundjeve epidemiologjike në Amerikë ka thënë se mutacioni i ri Omicron ka mundësi të ketë arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Antony Fauci, këshilltari special i presidentit amerikan Joe Biden në përballjen me pandeminë Korona, në një intervistë me kanalin televiziv NBC News ka thënë: "Mutacioni i ri i virusit Korona i quajtur "Omicron" disa herë është zhvilluar gjenetikisht dhe duke marrë parasysh këtë fakt, sipas të gjitha gjasave ky mutacion i ri mund të përhapet shumë më shpejtë. Nuk është për t'u çuditur nëse e vërejmë këtë mutacion të ri të virusit Korona në Amerikë. Ne akoma nuk e kemi identifikuar këtë mutacion në Amerikë, mirëpo kur e shikojmë këtë lloj virusi se ka kaq shumë kapacitet për t'u përhapur dhe duke marrë parasysh udhëtimin e udhëtarëve në Izrael, Belgjikë dhe shtete të tjera, sipas të gjitha gjasave ky mutacion i ri i virusit Korona do të arrijë në të gjitha vendet".

Qeveria e Amerikës ka deklaruar se që nga e hëna do të ndalohet udhëtimi nga disa vende të Afrikës. Edhe shumë vende të tjera të botës kanë ndaluar udhëtimin nga vendet e Afrikës Jugore.