Tensionet në Detin e Zi, Rusia mobilizon nëndetëset bërthamore
Të gjitha nëndetëset bërthamore ruse të stacionuara në Kamçatka janë hedhur me nxitim në det - shkaku i Shteteve të Bashkuara, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Avia.pro.
Nëndetëset bërthamore ruse me bazë në Vilyuchinsk janë hedhur me shpejtësi në det. Në kuadrin e rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, u bë e ditur se komanda e marinës ruse kishte urdhëruar nëndetëset bërthamore ruse të futeshin në det. Bëhet fjalë për nëndetëset bërthamore, të cilat u vendosën në bazën e marinës ruse në Vilyuchinsk dhe duket se është një ekspeditë emergjente, pasi të gjitha nëndetëset bërthamore dolën në det në të njëjtën kohë - sipas mediave perëndimore, baza mbeti plotësisht bosh për disa ditë. Sipas disa raporteve, një situatë e ngjashme vërehet edhe në bazat e tjera detare të Rusisë, megjithatë, rasti i Vilyuchinsk, është konfirmuar falë të dhënave satelitore. “Në kontekstin e përkeqësimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe NATO-s, të gjitha nëndetëset bërthamore ruse të gatshme për luftim të Flotës së Paqësorit të Marinës Ruse janë larguar nga baza detare Vilyuchinsk në Kamçatka. Si provë, është cituar një imazh satelitor i bazës së nëndetëseve ruse të marrë më 23 nëntor 2021 nga anija kozmike Sentinel-2 (një familje e satelitëve me sensorë në distancë të Agjencisë Evropiane të Hapësirës). Pretendohet se nëndetëset bërthamore të projekteve 955 "Borey", 955A "Borey-A" dhe 949A "Antey" filluan të largoheshin me shpejtësi nga baza e tyre e përhershme dhe u nisën për në det, duke humbur në pafundësinë e ujërave ndërkombëtare që në fillim të këtij muaji "raporton MilitaryMaps. Në imazhet satelitore të paraqitura, me të vërtetë mund të shohim se baza në Vilyuchinsk është bosh, megjithatë, asnjë detaj apo sqarim nuk u dha nga qendra komanduese e Marinës Ruse. Kjo vjen pasi Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një tjetër destrojer të pajisur me 120 raketa cruise Tomahawk në Detin e Zi. Pavarësisht përfundimit të stërvitjeve ushtarake të NATO-s në ujërat e Detit të Zi, është bërë e ditur se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një tjetër anije luftarake në Detin e Zi – një destrojer raketa-hedhës të klasit "Arleigh Burke", të armatosur me 120 raketa cruise Tomahawk. Kjo u theksua veçanërisht nga komanda e Marinës amerikane. Destrojeri Arleigh Burke (DDG 51) ka filluar misionin e tij në Detin e Zi për të punuar me aleatët tanë dhe partnerët e NATO-s në rajon, tha Marina e SHBA. “I shpejtë dhe i rrezikshëm” ... destrojeri “Arleigh Burke” hyri në Detin e Zi. Arleigh Burke është anija më moderne në klasin e destrojerëve raketa-hedhës. Ai ishte destrojeri i parë në botë që u pajis me sistemet e armëve AEGIS. Duhet të theksohet se anija e marinës amerikane e armatosur me raketa po dërgohet në Detin e Zi ndërkohë që Ukraina ka vendosur të zbatojë ligjin ushtarak nga 1 dhjetori 2021, siç ishte raportuar më parë nga agjencia e lajmeve Avia.pro, duke cituar Oleg Lyashko, politikan dhe gazetar ukrainas. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që Shtetet e Bashkuara të përpiqen me të vërtetë të ofrojnë mbështetje zjarri për forcat e armatosura ukrainase me një sulm me raketa në pozicionet e luftëtarëve pro-rusë në Donbass.