Pamje të frikshme nga Turqia, shënohen 4 viktima
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118218-pamje_të_frikshme_nga_turqia_shënohen_4_viktima
Katër persona në Stamboll humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën si pasojë e erërave të forta që kanë pushtuar Turqinë gjatë orëve të fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 29, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Pamje të frikshme nga Turqia, shënohen 4 viktima

Katër persona në Stamboll humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën si pasojë e erërave të forta që kanë pushtuar Turqinë gjatë orëve të fundit.

Era ishte aq e fortë sa arrtit të shkatërronte çatitë e disa pallateve. Gjithashtu një kamion u rrëzua ndërkohë që ishte duke lëvizur në autostradë. As pemët nuk i shpëtuan erës së fortë që shkuli disa pemë nga rrënjët. Ndërkohë komanda e rojës bregdetare turke njoftoi se trafiku i anijeve në ngushticën e Bosforit ishte pezulluar pikërisht prej erës së fortë. Për të njëjtën arsye, 6 avionë të Turkish Airlines nuk u ulën dot në Stamboll dhe u dërguan në Ankara dhe Izmir. Turqia po vuan aktualisht efektet e një vale veçanërisht të dhunshme të motit të keq, si pasojë e stuhive dhe erërave të forta.