Dhjetor 03, 2021 19:15 Europe/Tirane
  • Merkel mbyll 16 vjet të punës si kancelarë

Pas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, është ndarë të enjten me një ceremoni të madhe ushtarake.

Kancelarja e parë e Gjermanisë që nuk doli e humbur nga zgjedhjet tha se ishin 16 vjet plot ngjarje dhe sfida, që kanë kërkuar shumë prej meje tha ajo por edhe që më kanë plotësuar". Në  fjalën e lamtumirës Merkel përmendi tre krizat kryesore: atë të sistemit bankar, krizën e migracionit dhe atë të pandemisë së virusit korona. Angela Merkel largohet përfundimisht nga detyra e kancelares pas 16 vjetëve në krye të qeverisë me një ceremoni të madhe ushtarake. Kancelarja e krizave ashtu si njihet ajo ka dhënë mesazhe dhe këshilla për pasardhësit e saj. Merkel: Ishin 16 vjet plot ngjarje e sfida, që kanë kërkuar shumë nga mua, por edhe më kanë plotësuar. Në fjalën e lamtumirës, Merkel që bëhet e para kancelare që largohet edhe pse ende nuk ka humbur, përmendi tre krizat kryesore, atë të sistemit bankar, në 2008, krizën e migracionit në 2016 dhe pandeminë. Merkel: Ju inkurajoj që ta shihni botën edhe me sytë e tjetrit edhe nëse ajo është jo e përshtatshme. Zonja e hekurt la edhe porosinë e fundit për popullin dhe pasardhësin e saj Olaf Scholz, të cilit i uroi urime në drejtimin e qeverisë. Merkel: Unë jam e bindur se ne mund ta bëjmë të ardhmen tonë me gaz në zemër dhe jo me smirë, negativitet dhe smirë. Unë kam vepruar kështu gjithmonë. Është ky gaz në zemër, që ua uroj të gjithëve. Ceremonia u zhvillua nën tingujt e 3 këngëve të ish-kancelares, të cilat i dhanë asaj edhe emocion gjatë paradës ushtarake.  

Tags