Blinken: Largimi nga marrëveshja bërthamore izoloi Shtetet e Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118468-blinken_largimi_nga_marrëveshja_bërthamore_izoloi_shtetet_e_bashkuara
Sekretari amerikan i Shtetit pranoi të premten se vendi ishte izoluar duke u larguar nga marrëveshja bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2021 05:42 Europe/Tirane
  • Blinken: Largimi nga marrëveshja bërthamore izoloi Shtetet e Bashkuara

Sekretari amerikan i Shtetit pranoi të premten se vendi ishte izoluar duke u larguar nga marrëveshja bërthamore.

“Tërheqja e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore ishte një gabim i madh gjatë presidencës së Donald Trump”, tha Anthony Blinken për Reuters. Në këtë intervistë, Blinken, nga ana tjetër, përsëriti kërkesat e vazhdueshme të ekzagjeruara të Uashingtonit për Iranin dhe marrëveshjen bërthamore, duke pretenduar se Teherani nuk është serioz në bisedimet e Vjenës. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Saki gjithashtu pretendoi se Uashingtoni shpresonte gjithmonë për një qasje diplomatike pas përfundimit të bisedimeve midis Iranit dhe grupit P4 + 1 në Vjenë, duke shtuar se presidenti amerikan Joe Biden po kërkonte kthimin e Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore. Raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Iranit dhe grupit P4 + 1 filloi zyrtarisht të hënën me mbajtjen e një takimi të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë dhe përfundoi të premten. Në takimin e së premtes së Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore, ku morën pjesë përfaqësues të Iranit, P4 + 1 dhe Bashkimit Evropian në hotelin Coburg në Vjenë, pjesëmarrësit shqyrtuan rezultatet dhe përparimin e bërë në këtë raund bisedimesh sipas teksteve të ofruara Republika Islamike e Iranit. Delegacioni iranian në Vjenë i prezantoi palës tjetër tekstet e propozuara në formën e dy tematikave: "heqja e sanksioneve shtypëse" dhe "çështjet bërthamore". Pas kërkesës së disa delegacioneve për t'u kthyer në kryeqytetet e tyre për t'u konsultuar dhe marrë udhëzime të reja, në mbledhjen e së premtes u vendos që bisedimet të rifillojnë javën e ardhshme pasi delegacionet të kthehen nga kryeqytetet e tyre.