Hakerat kinezë sulmojnë katër kompani të mbrojtjes dhe teknologjike në Amerikë
(last modified Sat, 04 Dec 2021 14:43:25 GMT )
Dhjetor 04, 2021 15:43 Europe/Tirane
  • Hakerat kinezë sulmojnë katër kompani të mbrojtjes dhe teknologjike në Amerikë

Hakerat kinezë kanë sulmuar katër kompani të mbrojtjes dhe teknologjike të Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se më parë organizatat e mbikëqyrjes kishin deklaruar se hakerat kinezë kishin arritur të depërtojnë vetëm në një organizatë amerikane, mirëpo tani është bërë e qartë se katër kompani të mbrojtjes dhe teknologjisë së Amerikës janë sulmuar nga hakerat gjatë muajit nëntor.

Kjo është në kohën kur me qindra kompani të tjera vazhdojnë të përdorin programe të cilat më parë ishin bërë objektiv e sulmeve kibernetike.

Qeveria e Amerikës gjatë ditëve të fundit për arsye të shtimit të sulmeve kibernetike në këtë vend, sidomos pasi Joe Biden erdhi në krye të pushtetit në Amerikës, po përballet me kritika të ashpra.