Amerika paralajmëron Kinën për zhvillimin e armëve supersonike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118492-amerika_paralajmëron_kinën_për_zhvillimin_e_armëve_supersonike
Sekretari amerikan i mbrojtjes ka paralajmëruar për programin e Kinës për zhvillimin e raketave supersonike të sofistikuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 04, 2021 12:31 Europe/Tirane
  • Amerika paralajmëron Kinën për zhvillimin e armëve supersonike

Sekretari amerikan i mbrojtjes ka paralajmëruar për programin e Kinës për zhvillimin e raketave supersonike të sofistikuar.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Lloyd Austin, sekretari amerikan i mbrojtjes, ka paralajmëruar për programin e Kinës për zhvillimin e armëve supersonike dhe ka thënë: "Në rast të nevojës, Amerika do të vetëmbrohet".

Sekretari amerikan i mbrojtjes e ka bërë këtë paralajmërim gjatë vizitës së tij në Korenë Jugore dhe pjesëmarrjen në bisedimet vjetore për siguri, ndërkohë që në lidhje me testimin e armëve supersonike nga ana e Kinës në muajin qershor, pretendoi: "Programi i Kinës në fushën e armëve supersonike do të shtojë tensionet në rajon".

Lloyd Austin gjithashtu ka theksuar se Amerika do të vazhdojë të vetëmbrohet dhe të ndalë kërcënimet e mundshme që vijnë nga ana e Kinës.

Shqetësimet e reja të Amerikës në lidhje me programin e Kinës për zhvillimin e raketave supersonike, janë shtuar edhe më shumë pas publikimit të një raporti në gazetën "Financial Times". Kjo gazetë kishte pretenduar se Kina më 17 tetor ka testuar një raketë supersonike e cila përveçse ka kapacitet të bartë koka bërthamore, ka kapacitetin që të sillet rreth e rrotull tokës.

Armët supersonike në atmosferën e sipërme lëvizin me shpejtësi 5 herë të madhe se shpejtësia e zërit ose rreth 6.200 kilometra në orë.

Që nga ajo kohë kur është publikuar ky raport, funksionarët e ndryshëm të Pentagonit duke filluar nga John Kirbi, zëdhënësi i Pentagonit e deri te presidentit amerikan i shtetit Joe Biden dhe Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s kanë shprehur shqetësime të thella për pajisjen e Kinës me armë të cilat mund ta godasin drejtpërdrejtë territorin e Evropës dhe Amerikës.