Armët franceze vrasin civilët në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118608-armët_franceze_vrasin_civilët_në_jemen
Në mes të turneut të kreut të shtetit francez në Lindjen e Mesme, gjatë të cilit ai nënshkroi kontrata të reja për shitjen e armëve me vendet e përfshira në luftën kundër civilëve jemenas, media online Disclose vuri në dukje se "Në vitin 2016, shteti francez autorizoi dërgimin e afro 150,000 bombave" dy aleatëve të tij në Gjirin Persik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 06, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Armët franceze vrasin civilët në Jemen

Në mes të turneut të kreut të shtetit francez në Lindjen e Mesme, gjatë të cilit ai nënshkroi kontrata të reja për shitjen e armëve me vendet e përfshira në luftën kundër civilëve jemenas, media online Disclose vuri në dukje se "Në vitin 2016, shteti francez autorizoi dërgimin e afro 150,000 bombave" dy aleatëve të tij në Gjirin Persik.

Ishte nën presidencën e François Hollande që Franca dorëzoi dhjetëra mijëra bomba në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2016, duke e ditur se ato do të përdoreshin në luftën në Jemen, thotë Disclose duke iu referuar dokumenteve konfidenciale nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare (SGDSN), të cilat raportojnë debate të gjalla mes ekipeve të ministrit të Mbrojtjes në atë kohë, Jean-Yves Le Drian dhe ish-ministrit të jashtëm, Laurent Fabius. “Prodhuesit francezë po kërkojnë autorizim për të eksportuar dhjetëra mijëra bomba dhe raketa për ushtritë saudite, emiratase dhe të Katarit. Shuma totale e kontratave: 356.6 milionë euro”, shkruan Disclose, duke kujtuar se në atë kohë, të tre vendet ishin pjesë e koalicionit ushtarak që ndërhyri në Jemen. Më pas, Quai d'Orsay (Kryeministria franceze) konsideroi se ky municion është "drejtpërdrejt i përdorshëm në teatrin e operacioneve të Jemenit, veçanërisht nga sistemet e armëve me origjinë franceze". Ai gjithashtu konsideroi se ato “paraqesin rrezik për mosrespektim të angazhimeve tona ndërkombëtare”. Megjithatë, Ministria franceze e Mbrojtjes ka refuzuar t'i vërë në dyshim këto kontrata, me argumentin se këto vende përfaqësojnë "gati një të tretën e vëllimeve tona të eksportit të armëve". Duke reaguar ndaj kësaj, Mohammed Ali al-Huthi, kryetar i Komitetit Suprem Revolucionar të Jemenit, dënoi marrëveshjen kryesore të armëve midis Francës, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përkon me krimet e luftës të koalicionit saudit kundër civilëve dhe fëmijëve jemenas.  Duke denoncuar vizitën e Emmanuel Macron, presidentit francez, në Arabinë Saudite, ai shkroi në Twitter: “I kujtojmë Macronit se kërkesa e tij ndaj vendeve evropiane për t'u shitur armë vendeve të koalicionit agresor do të çojë në krime lufte në Jemen. "