Ulyanov: Mosmarrëveshjet në Vjenë mund të zgjidhen
Përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare me seli në Vjenë, në prag të rifillimit të bisedimeve të Vjenës të enjten, tha se duke pasur parasysh seriozitetin e Iranit dhe të Shteteve të Bashkuara, është e mundur të zgjidhen mosmarrëveshjet.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë, në një postim në Twitter theksoi se dallimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në bisedimet e Vjenës ishin serioze. Në prag të bisedimeve të Vjenës, ai tha: “Kontaktet tona me Shtetet e Bashkuara dhe Iranin në bisedimet e Vjenës tregojnë se të dyja palët janë shumë serioze për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, por pikëpamjet e tyre për mënyrat dhe mjetet përkatëse janë të ndryshme. " Diplomati rus, i cili përfaqëson vendin e tij në bisedimet e Vjenës, gjithashtu tha se "raundi i shtatë i bisedimeve të Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore dhe heqjen e sanksioneve do të rifillojë nesër". Më herët, Enrique Mora, zëvendësshefi i politikës së jashtme të BE-së dhe koordinatori i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore, shkroi në Twitter: "Rundi i shtatë i bisedimeve do të vazhdojë të enjten në Vjenë, pas konsultimeve midis kryeqyteteve të vendeve negociuese".