Kina: Do të  zhvillojmë një Olimpiadë madhështore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118802-kina_do_të_zhvillojmë_një_olimpiadë_madhështore
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze theksoi nevojën për të mbajtur Olimpikun e lojërave dimërore të Pekinit 2022në formë të lavdishme.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 10, 2021 11:21 Europe/Tirane
  • Kina: Do të  zhvillojmë një Olimpiadë madhështore

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze theksoi nevojën për të mbajtur Olimpikun e lojërave dimërore të Pekinit 2022në formë të lavdishme.

“Qeveria kineze është e përkushtuar për të dhënë një kontribut të madh për lojërat olimpike ndërkombëtare dhe për të mbajtur një olimpik efikas, të sigurt dhe të lavdishëm”, citohet të ketë thënë Wang Wen Bin. Duke përshëndetur të regjistruarit e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, ky zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze shtoi se një numër i madh krerësh shtetesh dhe qeverish janë regjistruar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Shtetet e Bashkuara bojkotuan Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 me pretekstin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Xinjiang. Disa vende, duke përfshirë Kanadanë, Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndoqën vendimin e Uashingtonit. Por Koreja e Jugut, aleati i Uashingtonit në rajon, jo vetëm që nuk ndoqi vendimin e amerikanëve, por gjithashtu njoftoi se do të marrë pjesë në ngjarjen sportive për të ndihmuar në vendosjen e paqes mes dy Koreve.