Përjashtohet nga futbolli, ylli i pavaksinuar i Bayern Munichut
Ylli i Bayern Munichut, Joshua Kimish, i cili një muaj më parë ishte karantinuar për shkak të koronas, do të jetë jashtë fushës deri në fund të vitit.
Sipas Agjencisë së Radios dhe Televizionit të enjten, shumë yje të mëdhenj të botës së futbollit nuk kanë shfaqur asnjë dëshirë për të marrë vaksinën kundër koronës dhe me gjithë insistimin e qeverive dhe sigurimin e kushteve për vaksinim, ata ende i përmbahen këtij aksioni publik. Ndërkohë mesfushori i kombëtares gjermane dhe i Bayern Munichut, “Joshua Kimish”, kishte bërë të ditur më herët se nuk do ta bënte vaksinën. Mos vaksinimi u bë problem për lojtarin dhe yllin e Bayern Munichut i cili ka vuajtur nga problemet me mushkëri të shkaktuara nga virusi Korona. Kimish tani duhet të qëndrojë jashtë fushës të paktën deri në fillim të vitit 2022.