Kina: Demokracia e Amerikës një armëve e vrasjes masive
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118880-kina_demokracia_e_amerikës_një_armëve_e_vrasjes_masive
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës me anë të një deklarate, ka deklaruar se "demokracia" ka shumë kohë që është shndërruar në një armë për vrasjen masive të njerëzve e cila kryesisht po përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në vendet e tjera.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 11, 2021 11:27 Europe/Tirane
  • Kina: Demokracia e Amerikës një armëve e vrasjes masive

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës me anë të një deklarate, ka deklaruar se "demokracia" ka shumë kohë që është shndërruar në një armë për vrasjen masive të njerëzve e cila kryesisht po përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në vendet e tjera.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës që është lëshuar në reagim të organizimit të samitit të ashtuquajtur për demokracia nga ana e Amerikës, thuhet: "Demokracia ka shumë kohë që është shndërruar në një armë për vrasjen masive të njerëzve e cila po keqpërdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në vendet e tjera dhe shembulli më i mirë i saj është organizimi i revolucioneve me ngjyra nga ana e Uashingtonit në vende të ndryshme të botës".

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës gjithashtu thuhet: "Ky samit i organizuar nga Uashingtoni për të skicuar linjat e fanatizmit ideologjik, demokracia po përdoret si një mjet për prodhimin e armëve, për krijimin e përçarjeve dhe për krijimin e konflikteve, prandaj Kina është e zotuar që në mënyrë të prerë të qëndrojë dhe rezistojë përball llojeve të demokracive të rrejshme".

Pekini edhe më parë e ka quajtur demokracinë e SHBA-ve të korruptuar dhe të dështuar, ndërsa ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Uashington në një deklaratë të përbashkët kanë dënuar samitin e ashtuquajtur për demokraci të organizuar në Amerikë.

Stephan Walt, profesor i Universitetit të Harwardit, teoricien dhe shkrimtar i njohur amerikan, gjithashtu duke vë në dukje thirrjen e qeverisë së Joe Biden ndaj disa vendeve për organizimin e samitit të ashtuquajtur të demokracisë, ka shkruar: "Për fat të keq Amerika nuk është në një pozitë që ta udhëheqë një përpjekje dhe iniciativë të tillë".

Amerika një samit të tillë e ka organizuar në rrethanat kur sipas ekspertëve ndërkombëtare, madje edhe sipas funksionarëve të lartë brenda në Amerikë, demokracia amerikane është në rrugën e dekadencës. Vala e madhe e rënies së demokracisë amerikane është manifestuar më së mirë vitin e kaluar gjatë zgjedhjeve presidenciale të këtij vendi. Ish-presidenti amerikan Donald Trump pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, paraqiti pretendimit për falsifikimin dhe vjedhjen e votave dhe në fund njëkohësisht me konfirmimin e fitore së Joe Biden në Kongresin e Amerikës, përkrahësit e Trup sulmuan ndërtesën e Kongresit të Amerikës.