Kina dhe Rusia shqetësimet e G7-ës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118944-kina_dhe_rusia_shqetësimet_e_g7_ës
Tensionet me Kinën dhe Rusinë ishin tema qendrore e takimit të vendeve anëtare të G7-ës këtë fundjavë në Liverpool.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Kina dhe Rusia shqetësimet e G7-ës

Tensionet me Kinën dhe Rusinë ishin tema qendrore e takimit të vendeve anëtare të G7-ës këtë fundjavë në Liverpool.

Ata kërkuan të paraqisnin kohezionin e tyre në vendime dhe qëndrime, teksa theksuan se në perspektivë, përqendrimi strategjik është ndaj këtyre dy fuqive. Rusët, sipas amerikanëve, kanë dislokuar rreth 100 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën, gjë që ka shqetësuar vendet e perëndimit. Sipas ekspertëve ushtarakë, një konflikt në Ukrainë do të shpërndahej shumë shpejt edhe në vende të tjera perëndimore, teksa miliona do të emigronin prej vendit të tyre. Deri më tani, sa i përket Ukrainës, të dyja palët, rusët dhe amerikanët e kanë cilësuar vijë të kuqe. Kremlini mohon se planifikon të pushtojë Ukrainën, por ka kërkuar garanci se NATO nuk do të zgjerohet më tej në lindje.