Pikëpamja e përfaqësuesit rus mbi atmosferën e bisedimeve të Vjenës
Përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare foli mbi atmosferën në bisedimet e Vjenës dhe procesin e bisedimeve.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me bazë në Vjenë, në Twitter shkroi: Bisedimet në Vjenë janë duke vazhduar dhe për sot janë planifikuar një sërë takimesh në formate të ndryshme. Shumë nga çështjet e mbetura janë ende në rendin e ditës, por tani, pas pushimit të javës së kaluar, ato po trajtohen mirë dhe në përputhje me normat dhe rregullat e diplomacisë shumëpalëshe. Përfaqësuesi i Rusisë në bisedimet e Vjenës gjithashtu foli mbi atmosferën pozitive të bisedimeve aktuale midis Iranit dhe grupit P5 + 1 për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit. “Ali Bagheri”, kryenegociatori i Republikës Islamike të Iranit në negociatat me grupin P4 + 1, në një intervistë foli për deklaratat e një zyrtari evropian se ka tetë raste të hapura dhe dallime në draftin e mëparshëm dhe shtoi: Në draftin, i cili është rezultat i bisedimeve të Vjenës-6 dhe pas gjashtë raunde bisedimesh, mbetën një sërë mosmarrëveshjesh mes palëve që kërkonin një vendim të nivelit të lartë, të cilat janë ende në tryezë si të pazgjidhura. Kryenegociatori i Iranit gjithashtu tha: Unë jam optimist për arritjen e një marrëveshjeje, por duke pasur parasysh mobesimin e kombi iranian ndaj palës tjetër, sigurisht që nuk do të jemi naivë. Irani, si një vend përgjegjës, ka deklaruar vazhdimisht se duke qenë se Shtetet e Bashkuara janë palë që janë larguar nga marrëveshja bërthamore, ata duhet të kthehen në një marrëveshje duke hequr sanksionet në atë formë që të jenë të verifikueshme nga ana e Iranit.