Rusia prezanton dronin më të madh dhe më të avancuar sulmues
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119064-rusia_prezanton_dronin_më_të_madh_dhe_më_të_avancuar_sulmues
Rusia zbuloi sot dronin e saj më të madh dhe më të avancuar sulmues.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2021 16:30 Europe/Tirane
  • Rusia prezanton dronin më të madh dhe më të avancuar sulmues

Rusia zbuloi sot dronin e saj më të madh dhe më të avancuar sulmues.

Droni më i madh dhe më i avancuar sulmues i Rusisë, Okhotnik (Gjuetari) ose S-70, u prezantua të martën në fabrikën e avionëve Chekalov në Novosibirsk, raportoi Rusia 24. Droni është anti-radar dhe mund të përdoret për qëllime strategjike ushtarake dhe për të shënjestruar me raketa objektivat ajrore dhe tokësore. Droni  "Okhotnik" është i pajisur me një sistem inteligjence artificiale që i lejon të fluturojë në mënyrë sa më të pavarur. Ky dron ka aftësinë të sulmojë në mënyrë të pavarur objektivat në lëvizje dhe të palëvizshme në tokë. Dizajnimi i dronit Okhotnik filloi pesë vjet më parë, nga kompania Sukhoi.