SHBA nuk pranon shitjen e avionëve për furnizim me karburant, Izraelit
Në mes të një mosmarrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist për mënyrën e arritjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin, Uashingtoni i ka njoftuar regjimit sionist se Tel Avivit nuk do t’i dorëzojë avionët e karburantit deri në fund të vitit 2024.
Sipas Neë York Times, regjimi sionist javën e kaluar kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të përshpejtojnë procesin e dorëzimit të avionëve të tillë, por Shtetet e Bashkuara i kanë thënë regjimit sionist se procesi është shtyrë dhe nuk do të dorëzohet deri në vitin 2024. Sipas New York Times, duke cituar mediat sioniste, ministri izraelit i luftës Benny Gantz e bëri këtë kërkesë javën e kaluar gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara dhe takimit me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin. Zyrtarët e qeverisë së Joe Biden thonë se kryeministri izraelit Naftali Bennett dëshiron të ringjallë kërcënimet kundër Iranit me pretekstin se gjoja diplomacia me Iranin ka dështuar dhe se Teherani më shumë se kurrë është në prag të arritjes së një aftësie për armë bërthamore. Gazeta amerikane pranoi se që nga largimi i Donald Trump nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, Izraeli ka kryer operacione sabotuese në objektet bërthamore të Iranit, duke deklaruar se këto veprime nuk kanë mundur të pengojnë progresin e programit bërthamor të Iranit. Zyrtarët izraelitë kanë pohuar se kryeministri izraelit Bennett ka caktuar fonde të konsiderueshme për stërvitjet ajrore për t'u përgatitur për një konfrontim të mundshëm me Iranin dhe beson se çdo përpjekje për të ringjallur marrëveshjen bërthamore me Iranin do të çonte në një marrëveshje të gabuar dhe do të lejonte Iranin që të arrijë më shpejt armën bërthamore. Pavarësisht theksimit të instrumenteve ndërkombëtare për çarmatimin dhe rëndësisë së tij në garantimin e paqes dhe sigurisë botërore, në këtë fushë mbizotëron ndikimi i rëndë i pikëpamjeve selektive dhe për ironi, regjimet dhe vendet me armë bërthamore dhe raketa balistike ndërkontinentale si Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë jashtë kontrollit publik të ndërkombëtarëve. Regjimi sionist, i cili refuzon të nënshkruajë Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore, ka një arsenal plot me koka bërthamore, numri i të cilave po rritet vazhdimisht. Me aktivitete të tilla të rrezikshme, ky regjim është padyshim kërcënimi më i madh për sigurinë e Lindjes së Mesme dhe një kërcënim i ri për sigurinë botërore. Bota i injoron veprimet e regjimit izraelit ndërkohë që sionistët udhëheqin rrjetin më të madh të terrorizmit shtetëror në rajon dhe në botë dhe për shembull, ndajnë 1.5 miliardë dollarë për të kryer aktet e tyre të sabotimit në Iran.