Vrasja e Kennedy, administrata publikon mijëra dokumente sekrete
Administrata Kombëtare Amerikane e Arkivave publikoi të mërkurën mbi një mijë dokumente rreth vrasjes së Presidentit në vitin 1963. Ishte një direktive nga Shtëpia e Bardhë e lëshuar në tetor, që u kërkonte atyre të bënin publike dosjet e mëparshme sekrete.
“Tragjedia e thellë kombëtare e vrasjes së Presidentit Kennedy vazhdon të rezonojë në historinë amerikane dhe në kujtimet e kaq shumë amerikanëve; Ndërkohë, nevoja për të mbrojtur të dhënat në lidhje me vrasjen ka rënë me kalimin e kohës”, shkroi Presidenti Biden në memorandumin që kërkon publikimin e dosjeve. "Prandaj është thelbësore të sigurohet që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të maksimizojë transparencën, duke zbuluar të gjitha informacionet dhe të dhënat në lidhje me vrasjen, përveç kur ka arsye më të forta për të vepruar ndryshe", shkruhet në kërkesën e Shtëpisë së Bardhë.Megjithatë, mijëra dokumente do mbeten konfidenciale për arsye sigurie. Shtetet e Bashkuara u tronditën nga vrasja e John Kenedit më 22 nëntor 1963, në Dallas. Vrasësi Lee Harvey Oswald qëlloi nga larg duke e lënë të vdekur në vend presidentin amerikan. Oswald u vra vetëm dy ditë pas atentatit të ndodhur duke bërë që shumë të besojnë se vrasja e Presidentit Kennedy ishte një komplot i madh.