Rusia teston një raketë supersonike
(last modified Fri, 17 Dec 2021 07:45:10 GMT )
Dhjetor 17, 2021 08:45 Europe/Tirane
  • Rusia teston një raketë supersonike

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se ka testuar një raketë supersonike Tsirkon tokë-ajër.

Sipas agjencisë IRNA; Raketa u lëshua të enjten nga destrojeri Admiral Gorshkov në Detin e Bardhë në veriperëndim të Rusisë.  Presidenti rus Vladimir Putin së fundmi ka thënë se raketa tokë-ajër Tsirkon do t'i dorëzohet forcave të armatosura ruse në fillim të vitit të ardhshëm.  Sipas ligjit rus, një raketë duhet të testohet nëntë herë para se t'i dorëzohet ushtrisë ruse dhe pasi të jenë miratuar specifikimet teknike, raketa mund t'i dorëzohet ushtrisë ruse.  Sipas raportimeve të mediave ruse, raketa supersonike Tsirkon (e njohur si vrasësi i aeroplanmbajtësve) me karburant të ngurtë, mund të shkatërrojë objektivat në një distancë prej rreth 500 km, por kjo mund të rritet deri në 800 km.