Mbyllet bursa turke
Lira turke ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj ndaj dollarit amerikan që nga fillimi i vitit 2021.
Monedha e Turqisë ka rënë në mes të presionit të madh nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tek Banka Qendrore Turke për të ulur kostot e huamarrjes për të nxitur rritjen e ekonomisë në vështirësi të vendit. Të enjten, në Banka Qendrore e Republikës së Turqisë njoftoi se do të ulte normën bazë të interesit nga 15% në 14%, pavarësisht se inflacioni shkon në 21%. Te premten, Bursa e Aksioneve në Turqi ndaloi tregtimin pasi monedha kombëtare ra nën 17 lira për 1 dollar amerikan. “Që nga ora 16.24 (ora e Stambollit) transaksionet janë ndalur përkohësisht në tregun e të gjitha aksioneve të bursës sonë”, thuhet në një deklaratë të bursës. Që nga shtatori, banka qendrore ka ulur me 400 pikë bazë normën bazë të interesit. Gjatë dy viteve të fundit, rregullatori ka ndërhyrë tre herë për të mbajtur lirën në këmbë duke shitur dollarë. Lira turke ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj ndaj dollarit amerikan që nga fillimi i vitit 2021.