Protestë e dhunshme në Londër kundër masave kufizuese
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119336-protestë_e_dhunshme_në_londër_kundër_masave_kufizuese
Protesta kundër masave kufizuese në Londër përfundoi në dhunë. Policia u përlesh me një grup protestuesish pranë rezidencës së kryeministrit Boris Johnson.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Protestë e dhunshme në Londër kundër masave kufizuese

Protesta kundër masave kufizuese në Londër përfundoi në dhunë. Policia u përlesh me një grup protestuesish pranë rezidencës së kryeministrit Boris Johnson.

Një numër oficerësh u plagosën, por deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, tha policia. Britania është në një situatë alarmante sa i përket numrit të infektimeve nga varianti “Omicron”, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Po ashtu presioni ndaj sistemit shëndetësor po rritet pasi shtrimet në spitale janë rritur me 30 për qind. Gjithashtu, mijëra protestues paqësorë demonstruan në qendër të Brukselit këtë të dielë, për të tretën herë. Forca të shumta policie u vendosën në rrugë në pritje të turmave, duke pasur parasysh se protestat e mëparshme kishin përfunduar në dhunë. Protesta të ngjashme kundër masave kufizuese u zhvilluan edhe në Spanjë, Itali dhe Gjermani. Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se varianti “Omicron” i koronavirusit është zbuluar në 89 vende.