Hillary Clinton me roman kundër Donald Trump
(last modified Mon, 20 Dec 2021 15:15:19 GMT )
Dhjetor 20, 2021 16:15 Europe/Tirane
  • Hillary Clinton me roman kundër Donald Trump

Romani i parë i Hillary Clinton me titull "Qeveria e Tmerrit" që u botua në fillim të tetorit të këtij viti, këtyre ditëve ka ngjallur polemika të gjera.

Gazeta "Daily Mail" në një raport të saj ka shkruar: "Hillary Clinton në romanin e saj, e përshkruan Donald Trump, ish-presidentin e Amerikës, si një individ me inteligjencë të ulët dhe frikacak i cili pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, është arratisur nga Uashingtoni drejt Floridës".

Clinton në këtë roman ka paralajmëruar se Trump është rrezik i madh për demokracinë e Amerikës dhe mund të jetë i rrezikshëm edhe për të ardhmen politike të këtij vendi.

Hillary Clinton gjithashtu gjatë muajve të fundit ka akuzuar Donald Trump se ishte i implikuar drejtpërdrejtë në ngjarjet e 6 janarit dhe në sulmin kundër godinës së Kongresit dhe e ka konsideruar atë rrezik potencial për Amerikën.

Sipas këtij burimi, këto deklarata të Clinton mund të konsiderohen si përpjekje e saj për të krijuar rrethanat për kandidim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, në Amerikë.

Tags