Kina nuk ka frikë nga konfrontimi me SHBA-në
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119394-kina_nuk_ka_frikë_nga_konfrontimi_me_shba_në
Kina nuk do të shmangej nga ndonjë “konfrontim” i mundshëm me SHBA-në, por do të mirëpriste çdo bashkëpunim të ndërsjellë që është reciprokisht i dobishëm, tha të hënën diplomati më i lartë kinez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 20, 2021 16:32 Europe/Tirane
  • Kina nuk ka frikë nga konfrontimi me SHBA-në

Kina nuk do të shmangej nga ndonjë “konfrontim” i mundshëm me SHBA-në, por do të mirëpriste çdo bashkëpunim të ndërsjellë që është reciprokisht i dobishëm, tha të hënën diplomati më i lartë kinez.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Pekin, Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi paralajmëroi se "nëse ka konfrontim, atëherë Kina nuk do t'i frikësohet atij dhe do të luftojë deri në fund". Sfidat në marrëdhëniet kino-amerikane ishin për shkak të "gjykimeve të gabuara strategjike" nga pala amerikane, tha Wang, duke shtuar se "nuk ka asnjë dëm" në konkurrencën midis superfuqive, nëse gara është "pozitive". Duke folur për qëndrimin e Pekinit ndaj Tajvanit Kinez, ministri i Jashtëm kinez ripohoi vendosmërinë e qeverisë së tij për ta vënë ishullin nën kontrollin e saj. Ai e quajti Tajvanin një "endacak" që përfundimisht do të kthehej në shtëpi dhe paralajmëroi SHBA-në që të mos luanin me të si një gur shahu.