Siri, Bajraktari i Erdoganit bie në dorën e rusëve
Çfarë ndodhi në Siri, veçanërisht në Idlib, që e zemëroi Përfaqësuesin Special të Rusisë për Sirinë me Turqinë?
Përveç pranisë në rritje të forcave turke në Ukrainë dhe marrëdhënieve dypalëshe turko-ukrainase, të cilat përbëjnë një kërcënim për rusët, Ankaraja nuk ndalet së kryeri veprimet e saj provokuese në favor të terroristëve në Siri, duke përfshirë sulmin e fundit turk me dron në Idlib, i cili u pengua nga sistemet raketore ruse të mbrojtjes ajrore Pantsir-S. Alexander Lavrentyev, i dërguari special rus për Sirinë, deklaroi: “Ne po bashkëpunojmë shumë ngushtë me kolegët tanë turq për të korrigjuar situatën në veri dhe veriperëndim të Sirisë . Sigurisht, jo të gjitha angazhimet e palës turke janë mbajtur, por ne shohim dëshirën e tyre aktive për të ndihmuar këtë proces”. Konfliktet në rajonin e Idlibit të Sirisë kanë qenë një nga çështjet më të rëndësishme në Siri gjatë muajve të fundit. Ndërkohë që Turqia ka bërë gjithçka të mundshme për të penguar operacionet ruso-siriane kundër terrorizmit në Idlib, jo vetëm që ka dështuar në përmbushjen e angazhimeve të saj për të luftuar terroristët në rajon, por ushtria turke ka kryer herë pas here sulme kundër ushtrisë siriane dhe forcave ruse. Pikërisht në këtë kontekst, gjatë përleshjes mes ushtrisë siriane dhe trupave turke në Idlib, një dron turk Bajraktar TB2 u rrëzua dhe u kap nga ushtria ruse. Ankaraja u zemërua për mënyrën sesi ushtria ruse arriti jo vetëm të rrëzonte, por edhe të kapte dronin turk Bajraktar TB2. Pas kësaj, droni iu dorëzua ushtrisë ruse për të studiuar dhe zhvilluar mjete efektive kundër këtij droni. Droni thuhet se është shkatërruar nga kompleksi Pantsir-S, në dispozicion të ushtrisë ruse dhe i cili tashmë është vendosur në Siri për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit. Ekspertët thonë se ushtria ruse nuk ka interes real për të ditur detajet e dizajnit të këtij droni turk, megjithatë, mund të jenë me interes sistemet elektronike të këtij droni, studimi i të cilave do të sigurojë efikasitet të lartë në luftën kundër dronëve të prodhimit turk. Kapja e dronit turk në Idlib të Sirisë vjen pasi dronët sulmues rusë "Orion" kryen dhjetëra sulme në Siri. Dronët rusë “Orion” në misionet e zbulimit dhe luftimit në Siri ishin përpara dronit turk Bajraktar TB2 dhe MQ-9 Reaper të prodhimit amerikan. Përkundër faktit se pak është bërë e ditur për performancën e dronëve rusë në Siri, sipas raportimeve, dronët rusë ishin në gjendje të kapërcenin dronët turq në vetëm dy vjet. Në mënyrë të veçantë, megjithëse dronët turk TB2 dhe MQ-9 Reaper kryejnë së bashku operacione zbulimi dhe luftarake, dronët rusë dominojnë hapësirën ajrore siriane. Dronët rusë Orion thuhet se kanë kryer 85 misione të suksesshme në Siri, të paktën 12 prej të cilave kishin për qëllim goditje të sakta kundër pozicioneve të terroristëve në Siri.