Ministrja e Jashtme gjermane: Situata humanitare në Afganistan është katastrofike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119576-ministrja_e_jashtme_gjermane_situata_humanitare_në_afganistan_është_katastrofike
Ministrja e Jashtme gjermane e quajti katastrofike situatën humanitare në Afganistan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2021 04:27 Europe/Tirane
  • Ministrja e Jashtme gjermane: Situata humanitare në Afganistan është katastrofike

Ministrja e Jashtme gjermane e quajti katastrofike situatën humanitare në Afganistan.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Annalena Baerbock të enjten, pa iu referuar krimeve të vendeve perëndimore në Afganistan, tha: Situata humanitare në këtë vend është bërë katastrofike. "Të paktën 24 milionë njerëz në Afganistan kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar këtë dimër," u tha Bairbok gazetarëve, duke vënë në dukje se pjesë të mëdha të ekonomisë së Afganistanit janë shembur. Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë paralajmëruar së fundmi për katastrofa humanitare në Afganistan. Të paktën një milion fëmijë nën moshën pesë vjeç në Afganistan janë aktualisht në rrezik të vdesin nga kequshqyerja dhe uria. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka paralajmëruar se uria në Afganistan është në kulmin e të gjitha kohërave. Paralajmërimi i OKB-së vjen në mes të politikës perëndimore për bllokimin e kapitaleve afgane, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, dhe dështimit për të ofruar një vizion të qartë se cfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj qeverisë talebane.