Turqia injoron përpjekjen greke për të forcuar ushtrinë
(last modified Fri, 24 Dec 2021 18:57:03 GMT )
Dhjetor 24, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Turqia injoron përpjekjen greke për të forcuar ushtrinë

Ministri turk i Mbrojtjes i quajti blerjet ushtarake të Greqisë të provokuara nga disa vende perëndimore.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, duke iu referuar përpjekjeve të Greqisë për të blerë armë nga vende të ndryshme, tha: "Ky vend po përpiqet që duke blerë armë nën provokimin nga disa vende perëndimore, të arrijë epërsi ushtarake ". Ai deklaroi se Greqia nuk mund të arrijë epërsi ushtarake kundrejt Turqisë. Ministria franceze e Mbrojtjes njoftoi së fundmi se Greqia ka nënshkruar një marrëveshje armësh me Parisin dhe se tre luftanije të prodhuara nga Kompania Detare Franceze do t'i dorëzohen Marinës Greke deri në vitin 2026. Ministri turk i Mbrojtjes deklaroi se vendi i tij është gati për bisedime me Greqinë. Ndërhyrja ushtarake turke në ishullin e Qipros në vitin 1974, prania e anijeve kërkimore turke për të zbuluar naftë dhe gaz në brigjet e Qipros, shkelja e shpeshtë e hapësirës ajrore greke nga avionët turq dhe strehimi në Greqi i tetë ushtarakëve turq pas grushtit të dështuar ushtarak në vitin 2016, kanë tensionuar së tepërmi marrëdhëniet turko-greke.

 

Tags