Shifra alarmante në Britani dhe Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119658-shifra_alarmante_në_britani_dhe_francë
Britania e Madhe ka regjistruar 122,186 raste të reja të coronavirusit dhe 137 viktima, tregojnë shifrat e fundit ditore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2021 15:57 Europe/Tirane
  • Shifra alarmante në Britani dhe Francë

Britania e Madhe ka regjistruar 122,186 raste të reja të coronavirusit dhe 137 viktima, tregojnë shifrat e fundit ditore.

Ky është numri më i lartë i infeksioneve të reja të raportuara që nga fillimi i pandemisë. Dje ka pasur 119.789 raste dhe 147 vdekje. Edhe Franca në prag të Krishtlindjeve, kapërceu pragun e 94 mijë rasteve të reja ditore të COVID-19, më së shumti që nga shpërthimi në muajin mars të vitit 2020, sipas të dhënave të shëndetit publik francez. Në 24 orë u raportuan 94.124 raste të reja në valën e pestë të pandemisë, e cila u përkeqësua shkaku i variantit shumë më ngjitës të Omicronit. Në shtatë ditët e fundit, ka pasur mesatarisht 66,417 raste të reja në ditë. Numri i vdekjeve është rritur në 122,462 që nga shpërthimi i pandemisë, ose 169 më shumë se të enjten.