Stoltenberg i gatshëm të mbledhë Këshillin NATO-Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119660-stoltenberg_i_gatshëm_të_mbledhë_këshillin_nato_rusi
Këshilli NATO-Rusi, do të mund të takohet në janar për herë të parë pas dy vjet e gjysmë, njoftuan përfaqësuesit e palëve më 25 dhjetor, ndonëse Moska pritet ta konfirmojë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2021 19:51 Europe/Tirane
  • Stoltenberg i gatshëm të mbledhë Këshillin NATO-Rusi

Këshilli NATO-Rusi, do të mund të takohet në janar për herë të parë pas dy vjet e gjysmë, njoftuan përfaqësuesit e palëve më 25 dhjetor, ndonëse Moska pritet ta konfirmojë.

Një zyrtar i NATO-s, megjithatë konfirmoi se Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg vendosi që të thërrasë një takim të këtij këshilli më 12 janar derisa Aleanca është në kontakt me Rusinë lidhur me këtë mundësi. Ministria e Jashtme ruse njoftoi ndërkaq se e ka pranuar propozimin por tha se ende po e shqyrton mundësinë për shkak se i duhen sqarime rreth kohës dhe formatit të takimit. “Por, jemi të hapur për dialog”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Grumbullimi i forcave ruse afër kufirit me Ukrainën është duke shkaktuar shqetësim në mesin e bashkësisë ndërkombëtare tashmë me javë. Rusia në anën tjetër kërkoi nga Perëndimi “garanci të sigurisë” në të cilat do të përfshihej premtimi nga NATO-ja që Ukraina nuk do të anëtarësohej në këtë aleancë ushtarake.