Demonstrata kundër qeverisë franceze në ditën e Krishtlindjes
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119684-demonstrata_kundër_qeverisë_franceze_në_ditën_e_krishtlindjes
Francezët protestuan të shtunën në kryeqytetin francez kundër politikave të presidentit francez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2021 03:55 Europe/Tirane
  • Demonstrata kundër qeverisë franceze në ditën e Krishtlindjes

Francezët protestuan të shtunën në kryeqytetin francez kundër politikave të presidentit francez.

Sipas agjencisë Fars News, një raund i ri demonstratash kundër politikave të presidentit francez Emmanuel Macron u mbajt në Paris më 25 dhjetor, në ditën e Krishtlindjes. Demonstruesit francezë protestuan kundër çështjeve sociale dhe politikave të koronës të qeverisë franceze. Ditët e fundit, në qytete të ndryshme të Francës janë zhvilluar disa demonstrata nga mbështetësit e lëvizjes protestuese të jelekëve të verdhë dhe mbështetësit e shoqërisë civilë të cilët kanë dalë sërish në rrugë në kryeqytetin francez, Paris. Mbështetësit e lëvizjes protestuese të jelekëve të verdhë protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm të Covid-19, kundër lejeve shëndetësore dhe një sërë çështjesh të tjera sociale. Së fundmi, Emmanuel Macron kritikoi ashpër dhe në formë fyese protestuesit për ligjet e koronas të qeverisë, duke thënë se përballë tyre nuk do të dorëzohet. Macron i përshkroi protestuesit si "njerëz pa mend" dhe tha: “Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur mendjen e tyre deri në atë pikë saqë mund të thonë se jetojmë në një diktaturë. Ata që nuk kanë marrë vaksinën e Korona dhe nuk e kanë këtë pasaportë në Francë, do të ndalohen të hyjnë në restorante, bare dhe që të udhëtojnë.