Protesta në Gjermani kundër kufizimeve të pandemisë Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119764-protesta_në_gjermani_kundër_kufizimeve_të_pandemisë_korona
Në ditën e parë të pushimeve të fundvitit, me mijëra qytetarë gjermanë kanë organizuar protesta në qytete të ndryshme të këtij vendi dhe kanë protestuar kundër kufizimeve të pandemisë së virusit Korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 27, 2021 11:05 Europe/Tirane
  • Protesta në Gjermani kundër kufizimeve të pandemisë Korona

Në ditën e parë të pushimeve të fundvitit, me mijëra qytetarë gjermanë kanë organizuar protesta në qytete të ndryshme të këtij vendi dhe kanë protestuar kundër kufizimeve të pandemisë së virusit Korona.

Kanali televiziv Rapteli njoftoi se në protestat e ditës së diele, protestuesit mbanin pankarta mbi të cilat ishin kritikuar masat kufizuese të vendosura në zbatim nga qeveria për ta ndalur përhapjen e virusit Covid-19 dhe kanë protestuar kundër politikave të qeverisë në fushën e vaksinimit.

Protestuesit gjatë këtyre protestave kanë hedhur slogane të tilla "Liri, paqe dhe jo diktaturë". Me qindra oficerë dhe pjesëtarë të forcave të policisë janë aktivizuar nëpër rrugët e qytetit për të garantuar sigurinë dhe qetësinë nga veprimet e dhunshme të protestuesve.

Qeveria e re e Gjermanisë së fundi ka deklaruar se do ta dërgojë në Parlamen planin kombëtar për ta bërë detyrim vaksinimin e qytetarëve kundër virusit Korona.