Rusia refuzon kërcënimet e SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119828-rusia_refuzon_kërcënimet_e_shba
Moska thotë se prej vitit 2014 Uashingtoni e kërcënon vazhdimisht se do ta përjashtojë nga sistemi botëror dixhital i transfertave bankare SWIFT.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2021 16:27 Europe/Tirane
  • Rusia refuzon kërcënimet e SHBA

Moska thotë se prej vitit 2014 Uashingtoni e kërcënon vazhdimisht se do ta përjashtojë nga sistemi botëror dixhital i transfertave bankare SWIFT.

Por një zyrtar i ministrisë së jashtme ruse tha sot se nuk ka shanse që kërcënimet të realizohen. Në një intervistë me rrjetin RIA Novosti, përfaqësuesi i ministrisë Dmitriy Birichevsky, tha se SWIFT të paktën formalisht, është një kompani private me seli në Belgjikë prandaj nuk është plotësisht e qartë sesi SHBA mund të bindë ata të përjashtojnë Rusinë. “Ne të gjithë e kuptojmë se influenca e SHBA është e madhe dhe jemi të gatshëm për çdo surprizë”, tha diplomati.  “Por gjithsesi nuk ka mundësi reale për shkëputjen e Rusisë nga SWIFT, ne e kemi theksuar disa herë këtë”. Sipas Birichevsky, kërcënimi i përjashtimit nga SWIFT “rikthehet periodikisht” dhe më pas zhduket pa ndodhur asgjë. Shprehja më serioze e tij ishte kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014, pas një referendumi të kryer në gadishull. Perëndimi e konsideron referendumin ilegjitim dhe gadishullin si të pushtuar nga Moska. Shtëpia e Bardhë po merr parasysh vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe përjashtim nga sistemi SWIFT për të ndaluar një pushtim të mundshëm të Ukrainës.