Borrell: E papranueshme kërkesa ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119868-borrell_e_papranueshme_kërkesa_ruse
Për përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Joseph Borrell kërkesat e Rusisë për ndërprerjen e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s drejt Lindjes janë një agjendë e pastër ruse me kushte tërësisht të papranueshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2021 16:27 Europe/Tirane
  • Borrell: E papranueshme kërkesa ruse

Për përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Joseph Borrell kërkesat e Rusisë për ndërprerjen e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s drejt Lindjes janë një agjendë e pastër ruse me kushte tërësisht të papranueshme.

Borell i bëri këto deklarata gjatë një interviste për gazetën “Die Welt” duke shtuar se një gjë të tillë e bëjnë vetëm fituesit. “Kërkesat për garantim të sigurisë dhe ndërprerja e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s drejt Lindjes janë agjendë e pastër ruse me kushte tërësisht të papranueshme, posaçërisht për Ukrainën. Këtë e bëjnë vetëm fituesit, ata thonë këto janë kushtet e mia." Nga mesi i dhjetorit, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë publikoi drafte të marrëveshjes me ShBA-në dhe marrëveshjes me NATO-n. Dokumentet tanimë janë dorëzuar në Uashington. Në një nga klauzolat, Moska propozoi që vendet e NATO-s t’i japin garanci Rusisë, të cilat do të pengojnë zgjerimin e mëtejshëm drejt Lindjes, posaçërisht në territorin ukrainas.