SHBA nuk shihet më si model i demokracisë
Shtetet e Bashkuara janë në mesin e disa demokracive perëndimore, që sipas grupeve të pavarura të të drejtave të njeriut, përjetuan një rënie graduale të institucioneve demokratike gjatë viteve të fundit.
Për shumë në mbarë botën ishte e pabesueshme teksa shihnin pamjet e mbështetësve të ish Presidentit Donald Trump që sulmonin ndërtesën e Kapitolit më 6 janar për të penguar certifikimin në Kongres të fitores së zgjedhjeve nga Presidenti Joe Biden. Sipas një studimi nga Qendra e Kërkimeve “Pew”, vetëm 17 për qind e njerëzve në vendet e anketuara thonë se ia vlen të imitohet demokracia amerikane, krahasuar me 57 për qind, që thonë se nuk e konsiderojnë më SHBA-në si model i demokracisë. Diçka që shohim në sondazhet tona është se njerëzit janë vërtetë të shqetësuar për diskriminimin racor dhe etnik në ShBA”, tha Richard Wike nga Qendra e Kërkimeve “Pew”. Ekspertët e demokracisë thonë se ShBA duhet të analizojë shkaqet kryesore të pakënaqësive të njerëzve, nëse duan të ndalojnë rënien globale të demokracisë.