Muhamed bin Salman po investon për kthimin e Trump
Një faqe interneti arabe shkroi se princi i kurorës i Arabisë Saudite Muhamed bin Salman po përpiqet të rikthejë ish-presidentin amerikan Trump në skenën e zgjedhjeve të vitit 2024 me mbështetjen financiare për Jared Kushner dhëndrin e ish-presidentit.
Sipas faqes Saudileaks, kjo ndihmë financiare mund të ketë disa qëllime dhe sipas faqes Gulf 24, Ben Salman po përpiqet të financojë Donald Trump për ta rikthyer atë në presidencën amerikane në vitin 2024, dhe për rrjedhojë ka filluar duke investuar miliarda dollarë në SHBA. Jared Kushner ka arritur të marrë 3 miliardë dollarë nga Riadi dhe Abu Dhabi për të investuar në kompaninë e tij të re në Territoret e Pushtuara palestineze. New York Times raportoi muajin e kaluar se ish-këshilltarë dhe punonjës të tjerë amerikanë po kërkonin gjithashtu në mënyrë aktive para nga sauditët. Sekretari i Thesarit i Trump, Steven Mnuchin u ka kërkuar më parë investitorëve sauditë, emiratas dhe katariotë që të investojnë në kompaninë e tij dhe në këtë drejtim ka qenë edhe më i suksesshëm se Kushner . Përveç ndihmës për fushatën e Trump, Saudileaks shkroi gjithashtu se Mohammed bin Salman po përpiqet të mbulojë krimet e tij duke ndihmuar Jared Kushner, i cili ka lidhje të thella me regjimin sionist.