Afganët detyrohen të shesin fëmijët
(last modified Fri, 31 Dec 2021 18:19:51 GMT )
Dhjetor 31, 2021 19:19 Europe/Tirane
  • Afganët detyrohen të shesin fëmijët

Shumë familje në Afganistan janë detyruar të shesin fëmijët e tyre për shkak të urisë dhe varfërisë në rritje.

Sipas Associated Press, ekonomia e dobët e Afganistanit, e cila u godit nga ardhja në pushtet e talebanëve më 15 gusht, tani është në prag të kolapsit për shkak të ngrirjes së aseteve të tij jashtë vendit dhe ndërprerjes së shpërndarjes së ndihmës humanitare dhe si rrjedhim, shumë familje shesin fëmijët e tyre për të shpëtuar nga uria. "Situata po përkeqësohet dita ditës dhe fëmijët po vuajnë më shumë se kushdo tjetër," tha Asunta Charles, drejtoreshë kombëtare e Organizatës World Vision në Afganistan, e cila drejton një klinikë shëndetësore për të pastrehët pranë provincës Herat. “Familjet janë të gatshme të shesin fëmijët e tyre për të siguruar ushqim për anëtarët e tjerë të familjes”, tha ajo. “Për shkak të problemeve, martesa e hershme është e zakonshme për vajzat në zonë dhe familja e dhëndrit është e gatshme të paguajë që martesat e tilla të realizohen”, shtoi Charles.

 

Tags