Mbi 28,500 fëmijë të vrarë në Afganistan në 16 vjet
(last modified Sat, 01 Jan 2022 18:58:21 GMT )
Janar 01, 2022 19:58 Europe/Tirane
  • Mbi 28,500 fëmijë të vrarë në Afganistan në 16 vjet

UNICEF tha se më shumë se 28,500 fëmijë janë vrarë në Afganistan gjatë 16 viteve të fundit.

“Afganistani, ka numrin më të lartë të viktimave të fëmijëve të verifikuar që nga viti 2005, me më shumë se 28,500 – që përbën 27 për qind të të gjitha viktimave të verifikuara të fëmijëve në nivel global”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Henrietta Fore në një deklaratë të premten. Afganistani, Jemeni, Siria dhe Etiopia veriore janë vendet ku fëmijët kanë paguar një çmim shkatërrues mes konflikteve të armatosura dhe pasigurisë së vazhdueshme, sipas UNICEF. "Vit pas viti, palët në konflikt vazhdojnë të demonstrojnë një shpërfillje të tmerrshme për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve," tha Fore. Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që të marrin masa konkrete për të mbrojtur fëmijët që “po vuajnë dhe po vdesin për shkak të kësaj pashpirtësie”. OKB-ja ka verifikuar gjithashtu 266,000 raste të shkeljeve të rënda ndaj fëmijëve në më shumë se 30 situata konflikti në Afrikë, Azi, Azinë Perëndimore dhe Amerikën Latine gjatë 16 viteve të fundit. Sipas deklaratës, këto janë vetëm rastet e verifikuara nga mekanizmat monitorues dhe raportues të udhëhequr nga OKB-ja, që do të thotë se shifrat e vërteta mund të jenë shumë më të mëdha. UNICEF paralajmëroi gjithashtu për përkeqësimin e situatës së fëmijëve në Afganistan, duke thënë se miliona fëmijë afganë janë gjithnjë e më të prekshëm ndaj sëmundjeve për shkak të kequshqyerjes dhe një krize të paprecedentë ushqimore.

 

Tags