Britania largon 10 mijë ushtarë për shkak të problemeve psikologjike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120056-britania_largon_10_mijë_ushtarë_për_shkak_të_problemeve_psikologjike
Gazeta britanike "Daily Mail" ka raportuar se 10.000 ushtarakë britanikë janë larguar nga ushtria pas agresionit ushtarak ndaj Afganistanit dhe Irakut si pasojë e problemeve psikologjike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 02, 2022 12:19 Europe/Tirane
  • Britania largon 10 mijë ushtarë për shkak të problemeve psikologjike

Gazeta britanike "Daily Mail" ka raportuar se 10.000 ushtarakë britanikë janë larguar nga ushtria pas agresionit ushtarak ndaj Afganistanit dhe Irakut si pasojë e problemeve psikologjike.

Gazeta britanike "Daily Mail" sot (të dielën) në një raport të saj ka publikuar statistikat zyrtare dhe ka deklaruar se 10 mijë ushtarë britanikë për shkak të problemeve psikologjike dhe morale në 20 vitet e kaluara si pasojë e agresionit ushtarak ndaj Afganistanit dhe Irakut, janë larguar nga ushtria.

Në këtë raport thuhet se 500 anëtarë nga personeli tjetër ushtarak gjatë vitit të kaluar pasi janë përballur me probleme të ndryshme psikologjike dhe depresion, kanë dhënë dorëheqje nga ushtria. Edhe më parë gazeta "Associated Press" në një raport të saj ka shkruar se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 580 raste të vetëvrasjes në mesin e ushtarëve britanikë që kjo shifër një vit më parë ishte 504 raste. Nga ky nivel mësohet se numri i rasteve të vetëvrasjes në mesin e forcave të Gardës Kombëtare të Ushtrisë është rritur me rreth 35% dhe nga 76 raste që ishin regjistruar në vitin 2019, janë shtuar në 103 raste në vitin e kaluar.

Gjithashtu rastet e vetëvrasjes janë shtuar me 20% edhe në mesin e ushtarëve të shërbimit ushtarak aktiv. Kjo është në kohën kur më parë kanali televiziv CGTN i Kinës në një raport të tij ka shkruar se sipas statistikave të kufomave në Irak që është qendra më e madhe për grumbullimin e informacioneve në lidhje me numrin e civilëve të vrarë, mësohet se që nga viti 2003 e deri më tani, 209.140 civilë irakianë janë vrarë si rezultat i luftës.