Përpjekje e pasuksesshme për të vrarë kryeministrin e Haitit
Mediat Haitiane raportuan për tentativën e dështuar të personave të panjohur për të vrarë kryeministrin Ariel Henry gjatë kremtimit të 278-vjetorit të pavarësisë së Haitit.
Sipas ISNA, atentati ka ndodhur dje (e diel) në një tempull në qytetin Gunauis në veri të Haitit. Thuhet se pasi Ariel Henry u largua nga tempulli ku po mbahej ceremonia, pas disa të shtënave nga persona të panjohur dhe truprojat e tij e zhvendosën atë menjëherë në një vend të sigurt. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, ndërsa disa festime janë anuluar. Dhjetorin e kaluar, grupet e armatosura në Haiti paralajmëruan kryeministrin që të mos merrte pjesë në ceremonitë zyrtare. Trazirat politike në Haiti u përshkallëzuan korrikun e kaluar me vrasjen e presidentit. Aktualisht agjencitë e OKB-së po raportojnë një përkeqësim të situatës së sigurisë dhe humanitare në vend. Haiti është një nga vendet më të varfra në botë dhe përveç krizës ekonomike dhe shkatërrimeve dhe vdekjeve të shkaktuara nga stuhitë e forta tropikale, ka më shumë se një vit që është përfshirë në grindje të forta politike.