Inflacioni në Turqi pëson rritjen më të shpejtë në 19 vjet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120126-inflacioni_në_turqi_pëson_rritjen_më_të_shpejtë_në_19_vjet
Inflacioni vjetor në Turqi është rritur me ritmin më të shpejtë në 19 vjet, përkatësisht 36.08 për qind në muajin dhjetor, kanë treguar të dhënat e Institutit Turk të Statistikave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • Inflacioni në Turqi pëson rritjen më të shpejtë në 19 vjet

Inflacioni vjetor në Turqi është rritur me ritmin më të shpejtë në 19 vjet, përkatësisht 36.08 për qind në muajin dhjetor, kanë treguar të dhënat e Institutit Turk të Statistikave.

Sipas tij, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur për 13.58 për qind në dhjetor, në krahasim me vitin paraprak. Rritja vjetore në çmimet ushqimore ka arritur në 43.8 për qind. Shkalla e inflacionit ka qenë më e larta prej shtatorit të vitit 2002. Inflacioni është rritur në këtë shtet, ndërkohë që lira turke është zhvlerësuar në nivele rekorde pasi Banka Qendrore e shtetit – nën presion të presidentit, Recep Tayyip Erdogan – ka ulur normat e interesit për pesë për qind në muajin shtator. Dobësimi i lirës i ka bërë importet, naftën dhe produktet e përditshme më të shtrenjta, duke lënë 84 milionë banorë me mungesa të gjërave të domosdoshme. Shumë njerëz kanë blerë valuta të huaja dhe ar për të ruajtur kursimet e tyre.