Të enjten zhvillohen bisedime në formatin e Normandisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120170-të_enjten_zhvillohen_bisedime_në_formatin_e_normandisë
Rusia zhvillon të enjten bisedime urgjente me Ukrainën, Gjermaninë dhe Francën lidhur me grumbullimin e trupave ruse në kufi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2022 16:18 Europe/Tirane
  • Të enjten zhvillohen bisedime në formatin e Normandisë

Rusia zhvillon të enjten bisedime urgjente me Ukrainën, Gjermaninë dhe Francën lidhur me grumbullimin e trupave ruse në kufi.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax njoftoi se përpjekja e ripërtërirë diplomatike vjen për shkak të rritjes së tensioneve pasi sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, Moska ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës. Formati i Normandisë u pagëzua kështu pasi përfaqësuesit e katër vendeve, Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës u takuan në Normandi të Francës për herë të parë më 6 korrik 2014, pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainën lindore. Gjithashtu, një zyrtar i NATO-s njoftoi të martën se javën e ardhshme do të mbahet një takim i posaçëm i ambasadorëve të aleancës atlantike me zyrtarë të lartë rusë. Takimi i caktuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vjen ndërsa palët po kërkojnë dialog për të parandaluar një përplasje të hapur lidhur me Ukrainën. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova konfirmoi se zyrtarët rusë do të marrin pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel. Moska kërkon garanci që NATO do të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe se do t'i japë fund bashkëpunimit ushtarak me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, të cilat kanë mosmarrëveshje territoriale me Rusinë.