Kina: Vrasja e Gjeneral Soleimanit, krim lufte i SHBA-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120178-kina_vrasja_e_gjeneral_soleimanit_krim_lufte_i_shba_së
Kina e ka dënuar vrasjen e komandantit të lartë anti-terrorist të Iranit në 3 Janar 2020, si një tjetër "krim lufte" të kryer nga Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Kina: Vrasja e Gjeneral Soleimanit, krim lufte i SHBA-së

Kina e ka dënuar vrasjen e komandantit të lartë anti-terrorist të Iranit në 3 Janar 2020, si një tjetër "krim lufte" të kryer nga Shtetet e Bashkuara.

Duke folur të martën në një konferencë javore për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha se vrasja e gjeneralit Soleimani ishte "një shembull tjetër se si SHBA ka minuar me dashje normat që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare bazuar në Kartën e OKB-së". “Është gjithashtu një nga krimet e luftës që SHBA ka kryer duke abuzuar me forcën”, shtoi zyrtari kinez. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze theksoi: “Shtetet e Bashkuara mund të shkojnë aq larg sa të kryejnë “vrasje të shënjestruar” të liderit ushtarak të një shteti sovran përmes mjeteve terroriste në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, dhe gjithashtu të vrasin qindra mijëra civilë të pafajshëm në mbarë botën”. Wang shtoi se "Të gjitha këto akte të paligjshme dhe brutale në sytë e njerëzve në mbarë botën janë fshehur nga Amerika pas fasadës së 'rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla' siç pretendon ajo." Ai tha se megjithëse SHBA-ja vazhdonte të përsëriste sloganin e "ruajtjes së rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla", është vërtetuar herë pas here se Uashingtoni kujdeset vetëm për "rregullat që plotësojnë nevojat e tij dhe u shërbejnë interesave të tij". “Por rregullat dhe rendet e tilla që shkelin ligjin ndërkombëtar nuk do të pranohen nga popujt në Iran, Lindjen e Mesme dhe pjesën tjetër të botës”, theksoi ai.