SHBA dënon ‘lëshimin e raketës’  nga Koreja e Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120276-shba_dënon_lëshimin_e_raketës’_nga_koreja_e_veriut
Shtetet e Bashkuara dënuan të mërkurën lëshimin e një rakete balistike nga Koreja e Veriut dhe i kërkuan Phenianit të angazhohej në bisedime.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 06, 2022 16:27 Europe/Tirane
  • SHBA dënon ‘lëshimin e raketës’  nga Koreja e Veriut

Shtetet e Bashkuara dënuan të mërkurën lëshimin e një rakete balistike nga Koreja e Veriut dhe i kërkuan Phenianit të angazhohej në bisedime.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit në një deklaratë tha se lëshimi i raketës   ishte në "shkelje të rezolucioneve të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së" dhe "paraqet një kërcënim për fqinjët e DPRK-së dhe komunitetin ndërkombëtar", duke iu referuar asaj me emrin e saj zyrtar, Republika Popullore Demokratike e Koresë. “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një qasjeje diplomatike ndaj DPRK-së dhe i bëjmë thirrje që të angazhohen në dialog”, tha zëdhënësi, duke shtuar se angazhimi i administratës Biden për të mbrojtur Korenë e Jugut dhe Japoninë ishte “i hekurt”. Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të  paidentifikuar në det, njofton Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS). Roja bregdetare japoneze, e cila raportoi fillimisht lëshimin, tha se mund të ishte një raketë balistike, por ende nuk është dhënë asnjë konfirmim. Testimi i armëve vjen pasi Koreja e Veriut nuk i përgjigjet propozimit të SHBA për të filluar kontaktet diplomatike midis dy vendeve në mënyrë që të rifillojnë negociatat.