Janar 10, 2022 15:14 Europe/Tirane
  • Australia blen armë nga Amerika

Australia në kuadër të modernizimit të armëve të blinduara të saj, ka nënshkruar një kontratë 3.5 miliardë dollarë për blerjen e mbi 120 tankeve dhe automjeteve të tjera të blinduara nga Amerika.

Faqja informative e gazetës "Hill" ka shkruar se Amerika në vitin e kaluar ka dhënë pëlqimin me këtë blerje dhe Peter Datun, ministri i mbrojtjes së Australisë, sot gjithashtu e ka konfirmuar këtë kontratë.

Australia në bazë të kësaj kontrate, do të blejë nga Amerika 75 tanke 2A1M Abrams, 29 automjete të blinduara sulmuese për spastrimin e lëndëve eksplozive dhe me dhjetëra automjete të tjera ushtarake. Gjithashtu pritet që Australia gjatë viteve të ardhshme, të blejë rreth 42 miliardë dollarë pajisje ushtarake.

Kjo kontratë është shenja më e re për forcimin e aleancës ushtarake të Amerikës dhe Australisë për t'u përballur me Kinës në rajonin e Oqeanisë dhe atë të Oqeanit Indian.

Para kësaj, Joe Biden, presidenti i Amerikës, së bashkua me liderët e Australisë dhe Anglisë kanë nënshkruar paktin Akus në bazë të të cilit, Australia do të blejë nëndetëse bërthamore. Veprim ky që përveçse është kundërshtuar nga Kina, është kundërshtuar edhe nga Amerika.  

 

Tags