Vazhdojnë gafat e Biden, e quan "presidente" zëvendësen e vet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120614-vazhdojnë_gafat_e_biden_e_quan_presidente_zëvendësen_e_vet
Joe Biden, presidenti 79 vjeçar i Amerikës gjatë një fjalimi në qytetin Atalanta përsëri bëri gafën e radhës dhe e quajti "presidente" Kamela Haris, zëvendësen e vet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 12, 2022 12:38 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë gafat e Biden, e quan

Joe Biden, presidenti 79 vjeçar i Amerikës gjatë një fjalimi në qytetin Atalanta përsëri bëri gafën e radhës dhe e quajti "presidente" Kamela Haris, zëvendësen e vet.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Joe Biden 79 vjeçar që nga koha e fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, si dhe pas fillimit të mandatit të tij presidencial, shumë herë është përballur me kritika për shkak të gafave që bënë dhe për këtë arsye janë ngritur edhe shumë pyetje e dilema në lidhje me shëndetin e tij fizik dhe mental. Joe Biden kësaj radhe në Atalanta e quajti "presidente" zëvendësen e vet.

Presidenti i Amerikës gjatë një fjalimi para studentëve në Universitetin e Atalantas, vuri në dukje sulmin vdekjeprurës të përkrahësve të Donald Trump kundër Kongresit të Amerikës dhe theksoi nevojën për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtën e votës në Amerikë. Ai më pas vuri në dukje Kamela Haris, zv/presidenten e Amerikës dhe në mënyrë të gabuar tha: "Javën e kaluar, presidentja Haris dhe unë qëndruam në ndërtesën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara".

Joe Biden që nga koha e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të Amerikës e deri më tani shumë herë e ka quajtur Kamela Haris "presidente e zgjedhur" dhe "presidente" e Amerikës.