Omicron e mbyll kompaninë amerikane të linjave ajrore
Me infektimin e mbi 3000 punonjësve të kompanisë amerikane të linjave ajrore me variantin e ri të virusit Korona, janë anuluar me mijëra fluturime në këtë vend.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se drejtori ekzekutiv i kompanisë së linjave ajrore “United Airlines” ka deklaruar se 3000 punonjës të kësaj kompanie janë infektuar me virusit Korona, mirëpo asnjë prej punonjësve të vaksinuar të kësaj kompanie nuk është shtrirë në spital.
Nga nata e Krishtlindjeve deri më sot, për çdo ditë janë anuluar me qindra fluturime në Amerikë. Kompanitë e linjave ajrore në këtë vend po përballen me mungesë të punonjësve dhe me klimë shumë të keqe. Me rritjen e madhe të numrit të infektimeve me virusin Korona dhe për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron në Amerikë, shumë prej shërbimeve publike dhe jetike në këtë vend janë përballur me pengesa dhe vështirësi shumë të mëdha. Me shtrimin në spital të rreth 140 mijë pacienteve të infektuar me virusin Korona, një e katërta e spitaleve të Amerikës kanë deklaruar se janë në gjendje kritike.