Nuk mbarojnë problemet për Gjukoviq në Australi
Australia e ktheu Novak Gjokoviqin në mbajtje të shtunën (15 janar), duke thënë se kundërshtimi i yllit të tenisit ndaj vaksinimit mund të shkaktojë “trazira civile”.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se pasi një herë nuk arriti të largonte 34-vjeçarin e pavaksinuar nga vendi, qeveria konservatore e Australisë po përpiqet sërish.
Dhe Gjokoviq po lufton për herë të dytë, me një apel të ri gjyqësor të planifikuar për të dielën.
Çështja do të shqyrtohet nga ora 9:30 nga Gjykata Federale me tre gjyqtarë, një format që lë pak hapësirë për të apeluar çdo vendim.
Tani për tani, tenisti serb është rikthyer në një burg famëkeq të imigracionit në Melburn pas disa ditësh lirie pas apelit të tij të parë të suksesshëm gjyqësor.
Një kolonë automjetesh u pa duke lëvizur nga zyrat e avokatëve të tij – ku ai ishte mbajtur nën roje për pjesën më të madhe të së shtunës — në ish- objektin e hotelit Park.
Në dosjet gjyqësore, Australia e ka paraqitur atë si një figurë kyqe për kundërshtarët e vaksinimit dhe një katalizator për “trazira civile” të mundshme, që duhet të largohet në interes të publikut.
Prania e Gjokoviqit në Australi “mund të nxisë ndjenjën kundër vaksinimit”, argumentoi ministri i imigracionit, Alex Hawke, duke justifikuar përdorimin e tij të fuqive të gjera ekzekutive për të hequr vizën e tenistit.
Jo vetëm që Gjokoviq mund t’i inkurajojë njerëzit të shkelin rregullat shëndetësore, tha Hawke, por prania e tij mund të çojë në “trazira civile”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq akuzoi të premten Australinë për “keqtrajtim të yllit më të madh të vendit dhe një heroi kombëtar”.
“Nëse donit ta ndalonit Novak Gjokoviçin të fitonte trofeun e 10-të në Melburn, pse nuk e kthyet menjëherë, pse nuk i thatë se është e pamundur të marrësh vizë? ka thënë Vuçiq në Instagram.