15 mijë fëmijë viktima të “prostitucionit të detyruar” në Francë
(last modified Sun, 16 Jan 2022 06:12:55 GMT )
Janar 16, 2022 07:12 Europe/Tirane
  • 15 mijë fëmijë viktima të “prostitucionit të detyruar” në Francë

Raportet tronditëse të kohëve të fundit në Francë tregojnë se vetëm vitin e kaluar rreth 15,000 fëmijë u detyruan në prostitucion nga organizatat e trafikimit të qenieve njerëzore në Francë.

Sipas një raporti të publikuar nga Grupi ACPE për Luftën kundër Abuzimit Seksual të Fëmijëve në Francë të quajtur ACPE, midis 10,000 dhe 15,000 fëmijë u detyruan të ushtronin prostitucion në vitin 2021, gjë që është tepër shqetësuese dhe një fakt që ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit.  John Mark Drogie, drejtor i Qendrës për Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve në OCRTECH, thotë se aktiviteti i paligjshëm është rritur në mënyrë alarmante që nga viti 2015, ku shumica e viktimave janë vajza. Drougie shtoi se punësimi i këtyre vajzave të reja bëhet më së shumti përmes rrjeteve sociale si Instagram, Tik Tuk, Snapshot dhe rrjete të tjera sociale. Fëmijët e pashoqëruar dhe të vetmuar janë ndër më të abuzuarit nga organizatat e trafikimit të qenieve njerëzore. Viktima të këtyre organizatave janë edhe fëmijët në kampet në veri të Francës. Organizatat franceze të të drejtave të njeriut kanë shprehur së fundmi shqetësimin për statistikat zyrtare mbi abuzimin e detyruar të fëmijëve në aktivitete seksuale dhe u kanë bërë thirrje zyrtarëve dhe agjencive të sigurisë që të ndalojnë këtë shkelje flagrante të të drejtave të fëmijëve dhe të dënojnë ata që e kryejnë këtë krim.

Tags