Chamsky: Amerika po përballet me grushtshtet të butë
Noam Chamsky, filozof dhe teoricien amerikan, ka thënë se Donald Trump akoma ka një grup të madh të përkrahësve të irrituar dhe ka paralajmëruar se rrethana të tilla janë bërë shkak që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jetë në lëvizje një grushtshtet i butë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Noam Chamsky, historian dhe kritik politik dhe shoqëror, në një intervistë me gazetën "El Pais" të Spanjës, ka paralajmëruar për rrezikun e një grushtshteti të butë në Amerikë pas sulmit me shumë polemika të përkrahësve të Donald Trump, ish-presidentit të Amerikës, kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës më 6 janar të vitit 2021.
Chamsky në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me pasojat e kësaj ngjarje të dhunshme, ka thënë: "Ky veprim i cili në realitet ishte një përpjekje për rrëzimin e një qeverie të zgjedhur, është bërë nga ana e Trump në një iniciativë të qartë dhe të hapur me këtë moto se në zgjedhjet presidenciale është bërë falsifikim dhe vjedhje e votave, prandaj sulmojeni Kongresin!".
Sipas Noam Chamsky, përpjekja për rrëzimin e një qeverie të zgjedhur në realitet është një grushtshtet dhe ai sulm i dhunshëm konsiderohet grushtshtet.
Chamsky duke paralajmëruar për këtë se Partia Republikane më nuk është një subjekt politik, por një forcë neofashiste, ka thënë: "Edhe pse Amerika nga aspekti teknologjik dhe kulturor është një shoqëri e zhvilluar, mirëpo në fusha të tjera siç duket vazhdon të jetë e prapambetur".
Ky filozof dhe teoricien amerikane në lidhje me mundësinë e fitores të biznesmenit republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ka theksuar: "Trump është një mashtrues profesional i turmave të njerëzve dhe ai e di shumë mirë se si të nxjerrë jashtë helmet që ekzistojnë nën nivelin e shoqërisë së Amerikës dhe t'i sjellë ata në skenë".